Daut Haradinaj flet për vizat si dhe përplasjen mes kryeministrit Haradinaj dhe Mogherinit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur rreth çështjes së liberalizimit të vizave.
“Ne gjithmonë flasim mbi përgjithësitë që i kemi në raport me institucionet e Kosovës. Arsyetimet nëpër tavolina janë se ne kemi situatë të ndryshme. Fatkeqësia është se neve na ndëshkoi kjo situatë. Kosova është pjesë e BE-së, ky është veç një kriter që BE e ka vënë si kusht. 97 kritere që janë vendos për Kosovën të gjitha janë plotësuar. Se pse mbetëm peng i kësaj situate se di. Jam optimist se gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur, do të jetë mirë edhe për Bashkimin Evropian liberalizimi i vizave pasi që ne mundemi me ju ofru shumë atyre”, ka thënë Haradinaj në T7- transmeton Indeksonline.
Sipas tij, gjithë shoqëria kosovare duhet të luftojnë për krimin e organizuar dhe korrupsionit.
Haradinaj ka folur edhe për përplasjen në Bruksel mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefes për politika të jashtme, Federika Mogherini.
“Nuk mendoj se ka raporte ose kriza individuale. Vullneti është i qytetarëve të Kosovës, pasi që nuk janë shumë të kënaqur me sjelljen që e kemi pas, madje ka përshtypje se ajo ka qenë e një anshme në raport me Serbine”, ka theksuar Haradinaj.
“ Te zonja Mogherini kemi pa shumë presion ajo e ka rrit presionin mbi taksën 100%, ajo ka shku me një ofertë edhe nëse mund ta quajë qesharake që ne po e hekim prej CEFTA-s, e po e qesim një fusnotë aty të Kosova”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/