17:05 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Daut Haradinaj: Forca e Kosovës janë rinia e saj, janë rinia e Gjilanit që po i bashkohen AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka qëndruar në Gjilan, ku është takuar me të rinjtë e kësaj partie.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në vazhdën e takimeve me të rinjtë nga Anamorava, takova të rinjtë AAK-së së Gjilanit.

Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, Ahmet Isufin dhe Rexhep Kadriun shpalosëm rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, rëndësinë se pse duhet votuar AAK-në, që Kosova të jetë shtet i fortë dhe që i tërë territori i saj të trajtohet me dinjitet.

Me AAK-në në qeveri, do të hapen shkollat e reja profesionale, në mënyrë që të kemi kuadro të reja të përgatitura për tregun e punës, e prespektivën për një të ardhme të sigurt ta gjejnë në vendin tonë.

Padyshim që rinia jonë e shëndoshë është e ardhmja e forca jonë, kjo forcë rritet edhe më shumë me mbështetjen e madhe që përjetova sot në Gjilan.

Rini e Gjilanit faleminderit për mikpritje!

Jemi bashkë e na priftë e mbara!