Daut Haradinaj i shqetësuar për mbylljen e shkollave për shkak të mungesës së nxënësve
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim ka shprehur shqetësimin për mbylljen e shkollave për shkak të mungesës së nxënësve.
Haradinaj ka thënë që jo e gjithë përgjegjësia të bije mbi ministrin, por tek të gjitha partitë.
“Nese e shohim statistika përgjegjësinë e menaxhimit në arsim prej mas luftës e sot, përgjegjësitë janë bukur të shpërndara. Qoftë në nivelin nacional, qoftë në nivelin komunal e tutje. Kjo i bjen jo detyrimisht përgjegjësia shkon tek ministri, kur e dimë që arsimin në nivel komunal e menaxhon komuna dhe në këtë rast i bien drejt për së drejti shumicës së partive politike që janë këtu, ne menaxhojmë me komuna dhe e mbajmë përgjegjësinë. Po ashtu një pjesë e mirë e deputetëve kanë udhëhequr, ose kanë menaxhu ose janë pjesë aktive e arsimit në Kosovë qoftë në nivelin lokal, e mesëm apo universitar.”, tha Haradinaj.
Tutje, ai kërkoj nga deputetët të nxjerrin konkluza dhe rekomandime.
“Disa deputetë nuk po e kuptojnë mirë se çka do të thotë debat e çka interpelancë, çka nënkupton ndryshim plotësim ligji dhe çka nënkupton debat. Pra nëse na sot si deputetë nxjerrim konkluza, nxjerrim përfundime, nxjerrim rekomandime jam i bindur që ministri këtu që është por edhe ata zotërinjtë që menaxhojnë me arsimin, janë të gatshëm me implementu, pasi edhe këta janë prindër edhe këta i kanë fëmijët e vet. Nuk domethënë që arsimi është shqetësim i vetëm një subjekti politik apo i një klase.”, tha ai.
Në fund ai u shprehë i shqetësuar për mbylljen e shkollave për shkak që nuk po kanë nxënës.
“Po pajtohemi gjithë që gjendja nuk është mirë. E di që nga pas lufta e deri më sot shumica e tendencave ka qenë në përmirësimin e kushteve në infrastrukturë por fatmirësisht një pjesë e madhe e tyre janë përfundu. Fatkeqësisht një pjesë e shkollave tona janë duke u detyru mu mbyll për shkak të mungesës së nxënësve. Edhe ju këtë e dini që nuk është shqetësim vetëm në një komunë por shqetësim i gjithë shoqërisë.”, përfundoj ai./Indeksonline/