13:53 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Daut Haradinaj informohet nga ministri Berisha dhe gjeneral Rama për Ushtrinë e Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka takuar ministrin e FSK-së, Rrustem Berisha dhe gjeneral, Rrahman Ramën.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe gjeneral Becker, Haradinaj është njoftuar për procesin e tranzicionit të FSK-së në ushtri.

“Sot kishim një informim të shkëlqyer nga Ministri Berisha dhe Gjeneral Rama rreth procesit të realizimit të projektligjeve dhe planin e tranzicionit të FSK-së. Prezent ishte edhe Drejtori i NALT- it, Gjenerali Becker së bashku me zëvëndësin e tij Boatswain.

Ushtria e Paqes dhe Sigurisë së Kosovës.
Ushtria e shekullit 21” shkruan Daut Haradinaj në Facebook./Indeksonline/