75 Mall Live Search
18:16 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj jep paralajmërimin për nipërit e tij: Trimi dhe Leka po bëhen gati për uniformë

Rreth familjes Haradinaj nga Gllogjani i Deçanit, është e lidhur uniforma e ushtrisë si një sinonim i patjetërsueshëm i saj.

Kjo familje përveç që i dha dy djemtë e saj si dëshmorë për lirinë e vendit, Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, i dha vendit dhe dy komandat, Ramush  e Daut Haradinaj.

Ndërsa sot, diplomoi në mesin e kadetëve të rinjtë të ushtrisë së Kosovës, djali i Shkëlzenit, Luani.

Mirëpo se ushtria dhe shërbimi ndaj atdheut është pjesë e kësaj familje, e ka bërë të qartë përmes një postimi në Facebook, Daut Haradinaj, duke thënë se dy nipërit e tij, Trimi dhe  Leka po bëhen gati për uniformë, ndonëse janë të rinj në moshë.

Më poshtë e gjeni të plotë postimin e tij: