13:25 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Daut Haradinaj “kap” Drenicën, merr në AAK të afërmin e deputetes së PDK-së

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka prezantuar edhe një aderim në partinë e tij. Aktivisti nga Skënderaji, Shqiprim Kodra është prezantuar në partinë e Haradinajt.

Ai është djali i Fadil Kodrës, ish-luftëtarit të shquar, si edhe kushëriri i afërm me familjen ku është e martuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

“Sot u bashkua me ne Shqiprim (Fadil) Kodra, një aktivist i dalluar nga Prekazi i Skenderajt. Për mua dhe kolegët e mi është nder ta vazhdoj traditën e hershme me këtë familje të nderuar, e cila ishte konaku im në kohë të vështira.

Gjeneral Fadil Kodra njihet si krahu i djathtë i heronjve Jashari dhe bashkëluftëtar i shumë të tjerëve që e nisën luftën tonë të lavdishme.
Na priftë e mbara Shqiprim!”, shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/