18:55 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Daut Haradinaj kërkon falje publike për të pagjeturit: Nuk kam mundur të bëj më shumë për ata njerëz të cilët na mungojnë sot

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se për çështjen e të pagjeturve fajin nuk e ka qeveria e as kuvendi, por Beogradi zyrtar.

Sipas tij, sot Kuvendi e ka mundësinë që të marrë vendim se çfarë duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

“Ne e kemi shansin sot si kuvend, si organ mbikëqyrës i ekzekutivit që të marrim një vendim, dhe të bëjmë qëndrimet tona të qarta se si do të procedohet më tutje. Çfarë qëndrimesh duhet të ketë Qeveria e Kosovës në raport me Serbinë? Dhe ato qëndrime të jenë eksplicit të shpjeguara se çka duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës? Për çdo ditë po marrim informata për varrezat në Serbi, dhe është një fakt se asnjëherë drejtësi për ta nuk ka pasur. Unë si deputet i Parlamentit të Kosovës kërkoj falje publike pse nuk kam mund të bëj më shumë për ata njerëz, të cilët na mungojnë sot”, ka deklaruar ai.