75 Mall Live Search
19:14 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Daut Haradinaj kërkon nga deputetët t’i miratojnë amandamentet që ndërlidhen me Komunën e Skenderajt

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, bëri thirrje deputetëve të votohen disa nene që lidhen me Komunën e Skenderajt.


“Lus që të votohen nenet 76, 77, 78,7 9, 81,82, 83, që ndërlidhen më Komunës e Skenderajt, pasi mendoj se i është bërë padrejtësi në momentin që iu larguan ato mjete, pasi ato projekte janë në punë e sipër. Lus që deputetët t’i japin mbështetje këtyre amandamenteve”, u shpreh Haradinaj.