75 Mall Live Search
10:20 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Haradinaj: Kosova, s’do ta harrojë të kaluarën e përgjakshme

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj mori pjesë në homazhet e Masakrës së Reçakut.

Ai u shpreh se këtë masakër nuk do ta harrojë kurrë populli i Kosovës, sidomos të kaluarën e përgjakshme , sepse këtu janë themelet e lirisë, shkruan Indeksonline.

Haradinaj shtoi se nuk ka më kthim prapa si shtet dhe se Kosova është e orientuar drejt Perëndimit.

“Nëse ata duan me e pa çka ka vuajtur Kosova le t’i marrin këto pamje, e dinë çka kanë bo, edhe këtë nuk do ta harrojë populli i Kosovës, sidomos të kaluarën e përgjakshme , sepse këtu janë themelet e lirisë, nuk ka kthim mbrapa si shtet dhe në orientimin e vet perëndimor, këtyre të gjithëve që kanë rënë lavdi”, tha Haradinaj./Indeksonline/