20:51 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Kur e ke Isniqin në krah, fitorja në këtë anë do të jetë bindëse

Partitë politike po vazhdojnë fushatën dhe takimet me qytetarë anembanë vendit.

Sot Isniqin e kanë vizituar përfaqësues nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Është kandidati për deputet nga kjo parti, Duat Haradinaj, ai që ka thënë përmes një postimi në Facebook që fitorja në këtë pjesë të Kosovës do të jetë bindëse, derisa numri 119 po kthehet në vulën e shtetësisë së Kosovës me të gjitha kapacitetet.

Ky është postimi i plotë:

Kur e ke Isniqin në krah, e qe sonte e pashë që janë më shumë se 100%, fitorja në këtë anë do jetë bindëse dhe natyrisht pjesë e fitores se madhe me 6 tetor.
Numri 119 po kthehet në vulën e shtetësisë së Kosovës me të gjitha kapacitetet.
Na priftë e mbara!
DH