75 Mall Live Search
17:26 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Lajm tepër i keq, kjo gjykatë është politike, Thaçi e Veseli do t’ia dalin mbanë e do t’jenë edhe më të fortë

Deputeti i AAK-,së njëherësh ish-pjesëtarë i UÇK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që u paraqiten tek Dhomat e Specializuara të Kosovës për presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Haradinaj tha se kjo aktakuzë është puro-politike, por që beson se Thaçi e Veseli do t’ia dalin mbarë kësaj beteje dhe do të jenë edhe më të fortë se që ishin.

“Lajm tepër i keq, por gjithsesi është e paqartë pasi s’kemi dëgju najhere që Prokuroria të publikojë aktakuzën para se të konfirmohet nga Gjykata paraprake. Kjo është për t’u shqetësuar edhe në kohën kur publikohet kjo aktakuzë. Jo vetëm për rastin Thaçi-Veseli, por kjo nuk është praktikë e njohur në drejtësisë ndërkombëtare. Ajo gjykatë është politike, dhe si të tillë e kam konsideruar prej fillimit. Më shqetëson fakti që si Kosovë kur publikohet kur dihet fakti që të shtunën është paraparë një takim i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ku edhe ka burim liria e Kosovës. Mendoj që është puro politike dhe tendencioze, por gjithsesi që do të dalë e dështuar”, tha Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Tutje ai tha se në Kosovë ka edhe njerëz që ndoshta mund t’i jenë gëzuar kësaj aktakuze, por që nuk është aspak e hijshme.

“Mendoj se miqtë e mi do t’ia dalin mbanë kësaj beteje dhe do të jenë edhe më të fortë se që ishin. Gjithmonë ka pas dhe do të ketë zëvendës të Millosheviqit në Kosovë, por Kosovën s’do ta kthejnë prapa. Do të ishte mirë që ata të shkonin me Millosheviqin me kohë, por ne e kemi Kosovën e lirë”, tha ai./Indeksonline/