13:47 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Daut Haradinaj: Ligji i Pagave nuk i përmbush kërkesat e policëve

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti, që të reflektojë lidhur me pagat e Policisë së Kosovës. Haradinaj ka thënë se trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave nuk i përmbush nevojat që ata kanë.

“Çdo herë, Policia e Kosovës është në krye të detyrës. Ne, me të drejtë krenohemi me punën e tyre. Por, trajtimi i tyre në Ligjin e Pagave as për së afërmi nuk i përmbush nevojat e tyre”, ka shkruar ai.

“Shumë prej tyre më kanë shkruar, të zhgënjyer me nivelin e trajtimit që ju jep ky ligj. Edhe pse pritej që t’iu rritet paga, me ligjin e ri për shumë pjesëtarë madje parashihet edhe ulja e tyre. Kryeministër, reflekto”.,