14:55 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj mbledhë AAK-në e Zvicrës, jep vlerësim të madh për diasporën

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj po qëndron në Zvicër, ku ka mbajtur takim me strukturat e partisë atje.

Haradinaj e ka quajtur diasporën shqiptare si një vlerë të shtuar kombëtare, transmeton Indeksonline.

Image may contain: one or more people, crowd and indoor

Tutje, ai është ndjerë krenar me diasporën shqiptare kudo në botë.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Daut Haradinajt:

Isha teper i nderuar me angazhimin maksimal të të gjtha strukturave shqiptare të AAK-së në Zvicër.

Në luftën për çlirim, pjesëmarrja e njerëzve nga këtu i dhanë frymë lirisë së Kosovës dhe pothuajse i madh e i vogël u angazhuan me të gjitha kapacitetet për të ardhur tek liria.

Kjo vlerë e shtuar kombëtare po vazhdon edhe me brezin e ri, brez ky që po na bënë krenar në të gjitha aspektet këtu në Zvicër, e që tashmë është bërë shtëpi e dytë për ta.

Me këtë frymë dhe energji po dëshmohet përkushtimi i tyre ndaj vendlindjes duke dhënë maksimumin e tyre për avancimin dhe afirmimin Kosovës botërisht.

Gjatë diskutimit, përpos falënderimeve ndaj këtyre vlerave, ishte edhe premtimi i përbashkët që zëri i tyre do jetë gjithmonë në institucionet tona.
Krenar me diasporën Shqiptare në Zvicër ashtu si në tërë botën.

Kosova e sotit është meritë e përbashkët!

Image may contain: one or more people, crowd and indoor