12:34 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj me ekspertët e AAK-së i shkojnë në takim zëvendëskryeministrit, për 4 tema

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një takim pune me zv.kryeministrin Besnik Tahiri.

Gjatë këtij takimi Haradinaj dhe Tahiri diskutuan për buxhetin e ushtrisë, çështjen e qumështarëve, rrymën në bjeshkën e Belegut si dhe Ligji për rimëkëmbje ekonomike, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Takim pune me zv.kryeminstrin, Besnik Tahiri.

Tema diskutimi ishin:

Buxheti për ushtrinë;

Çështja e qumshtarëve;

Rryma në bjeshkën e Belegut;

Dhe po ashtu Ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Po shpresoj që bashkarisht do gjejmë zgjidhje të pranueshme për këto tema vitale të shoqërisë.