21:43 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Më mirë vonë, se kurrë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj në fjalimin e tij sot në Kuvend tha se rezoluta për gjenocidin e serbëve në Kosovës është mirë e përpunuar por nëse duan deputetët mund të bëhen ndryshime.  

“U tha që është vonë, por një shprehje popullore thotë që ma mirë vonë se kurrë, kështu që ne sot e kemi një rezolutë e përpunuar jashtëzakonisht mirë por në rastë që e vlerësojnë kolegët tanë deputetë dhe ekspertë edhe mund të ndërhyhet në të. Ne si AAK përmes përfaqësuesit tonë Muharrem Nitaj kemi dhënë përkrahje gjatë hartimit dhe po ashtu sot si grup parlamentar do t’i jepim mbështetje.”, tha Haradinaj.

Tutje, ai dha një kronologji të masakrave që janë bërë në trojet shqiptare nga Lufta e Dytë Botërore duke dhënë shifra se sa persona janë vrarë.

Ai filloi nga koha e Shaban Polluzhës e erdhi deri tek koha e luftës së UÇK-së duke përmendur me shifra se sa persona kanë vdekur në masakra të ndryshme.

Ai beson që jo vetëm rezoluta por edhe faktet që do të mbledh Komisioni Shtetëror do ta kenë mbështetjen e deputetëve por edhe të faktorit ndërkombëtar./Indeksonline/