75 Mall Live Search
20:40 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Daut Haradinaj me të rinjtë e kryeqytetit: Forca e një shteti është rinia e saj, këtë forcë Aleanca e trajton me dinjitet

Ish shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh kandidat për deputet Daut Haradinaj, sot ka takuar rininë e AAK-së në Prishtinë

Ai tha se Prishtina e ka rinin që e ka lakmi i gjithë rajoni.

‘Në vazhdën e takimeve me rininë e AAK-së në gjithë Kosovën, sot pata kënaqësinë t’i takoj të rinjtë e jashtëzakonshëm të kryeqytetit tonë. Prishtina ka një rini që e ka lakmi i gjithë rajoni, me një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillim, me shkathtësitë e tyre kreative dhe me energjinë që i karakterizon, e ardhmja është në duar të sigurta’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tej ai tha se forca e një shteti është rinia, ku Aleanca e trajton me dinjitet.

‘Forca e një shteti është rinia e saj, këtë forcë Aleanca e trajton me dinjitet dhe i jep hapësirë në të gjitha nivelet ku ajo përfaqësohet.

Rini e Prishtinës ju faleminderit!

Na priftë e mbara’, ka shkruar ai.