Daut Haradinaj mesazh nga Sheshi i Heronjve: Krah për krah drejt përmbushjes së misionit historik – anëtarësimit në NATO
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka ndarë një mesazh simbolik, duke e përmbyllur ditën nga Sheshi i Heronjve, një vend me peshë të veçantë historike për vendin.
Përmes një video adresimi në facebook, Haradinaj thekson rëndësinë e bashkimit dhe vazhdimit të rrugës së nisur nga ata që sakrifikuan për lirinë, duke nënvizuar se sot qytetarët po bashkohen “në çdo anë për ta jetësuar amanetin e tyre”.
“Krah për krah deri në përmbushjen e misionit historik, anëtarësimit në NATO”, shkruan Haradinaj./IndeksOnline/

