75 Mall Live Search
23:16 / E Diele, 31 Maj 2026 / F.R

Daut Haradinaj mikpritet në Kullën e Brahimajve në Jabllanicë, 110-shi ndan pamjet

Durim Halilajkandidati për deputet nga AAK-ja me numër 110, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Shqiponjë, në Kullën e Brahimajve, ku i pranishëm ishte edhe gjenerali Daut Haradinaj.

Halilaj e cilësoi mikpritjen si të jashtëzakonshme, duke theksuar rëndësinë historike të Kullës së Brahimajve, të cilën e përshkroi si vatër të atdhetarisë dhe përkushtimit për Kosovën që nga vitet ’90.

“Mikpritje e jashtëzakonshme në Shqiponjë, në Kullën e Brahimajve, në praninë e Gjeneralit Daut Haradinaj.

Për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe të jem në të njëjtin rresht me Ardian Gjinin dhe Ramush Haradinajn, në një vend që që nga vitet ’90 ka qenë vatër e atdhetarisë dhe e përkushtimit për Kosovën. Në këtë kullë janë rreshtuar breza të tërë që kanë kontribuar për lirinë, shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Halilaj.