14:48 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Daut Haradinaj ndanë fotot e ditës në gëzimin për votimin e Ushtrisë së Kosovës

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar disa fotografi të bukura pas votimit të projektligjit për Ushtrinë e Kosovës.

Haradinaj nga arkiva ka publikuar këto fotografi për të ndarë gëzimin dhe respektin që ka për FSK-në dhe tashmë Ushtrinë e Kosovës.

Ishte pikërisht Daut Haradinaj ai që bëri thirrje në seancën e sotme të kuvendit që të përshpejtohet votimi për Ushtrinë, gjë e cila edhe ndodhi./Indeksonline/