Daut Haradinaj ndanë fotot e ditës për Festën e Flamurit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj padyshim që nuk do të linte pa uruar këtë ditë domethënëse për popullin shqiptar.
Ai në një postim në Facebook ka publikuar dy fotografi, të cilat i ka përzgjedhur me kujdes, transmeton Indeksonline.
Në foton e parë shihet deputeti Haradinaj i veshur me uniformën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, kurse në foton e dytë janë fëmijët e tij të veshur me veshje kombëtare.
“Me këto foto po ua uroj festën e përjetshme të Flamurit tonë Kombëtar.”, ka shkruar Haradinaj përbri fotove. /Indeksonline/