11:52 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj në Dubovik, përulet para varrit të vëllezërve Gërvalla

Daut Haradinaj, i shoqëruar nga deputetë e bashkëpartiakë të AAK-së, ka vizituar varret e vëllezërve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, si edhe Kadri Zekës në Dubovik të Deçanit.

Haradinaj ka thënë se janë heronjtë ata që kanë bërë që sot Kosova të jetë e lirë e pavarur.

“Pas plot 16 vjetësh nga vrasja tinzare e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, në Kosovë po fillonte lufta frontale kundër regjimit serb dhe pikërisht mendimet e Jusuf Gërvalles po jetësoheshin nga shokët e tij se vendi do t’i ketë heronjtë e kohës. Këta heronj bënë që Kosova sot të jetë e lirë dhe e pavarur.
Në 98 e fundshekullit të kaluar, Rreshtit të Brigadës 131 ‘Jusuf Gervalla’, po i bashkoheshin me qindra luftëtarë nga e gjithë bota shqiptare, duke luftuar dhe lartësuar figurën e Jusufit, shumë nga ata e dhanë jetën e shumë të tjerë morën plagë të rënda.
Sot kur përkulemi para varrit të tij, nderojmë breza të tërë të heronjve tanë që dhanë jetën për lirinë e këtij vendi.
Nderojmë ideatorët e luftës tonë për liri” shkruan Haradinaj./Indeksonline/