13:30 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Daut Haradinaj në dy vjetorin e themelimit të ushtrisë: Mirënjohje e veçantë Gjeneralit Mattis

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, ka uruar qytetarët në dyvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Ushtria e Kosovës u rreshtua përkrah Ushtrisë Amerikane dhe aleatëve të saj.

Ndër të tjera, Haradinaj ka shprehur mirënjohje ndaj gjeneralit James Mattis për mbështetjen që ia dha ai themelimit të ushtrisë.

“Mirënjohje e veçantë gjeneralit James Mattis, që i dha mbështetje themelimit të saj”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Dy vjet nga themelimi i Ushtrisë së Kosovës, ushtri që u rreshtua përkrah Ushtrisë Amerikane dhe aleatëve të saj. Mirënjohje e veçantë gjeneralit James Mattis, që i dha mbështetje themelimit të saj. Urime!