75 Mall Live Search
18:08 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

Daut Haradinaj në Pejë: Bashkëbisedimi me të rinjtë është gjithmonë frymëzues për ne

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj së bashku me kandidatin e kësaj partie, Ali Berisha kanë qëndruar në qytetin e Pejës, ku kanë takuar të rinjtë  e kësaj partie.

Ndër të tjera në këtë takim është biseduar edhe për tubimin madhështor që do të ketë kjo parti nesër në qytetin e Pejës.

Postimi i Plotë i Daut Haradinajt:

Sot bashkë me kryetarin e degës dhe kandidatin për deputet, Dr. Ali Berisha dhe kryetarin e rinisë së Aleancës në Pejë, Doanin takuam disa nga anëtarët e ARK-së në këtë qytet.

Bashkëbisedimi me të rinjtë si Doani, Negrita, Fitorja, Flaka, Katarina, Flamuri, Egzoni dhe Graniti është gjithmonë frymëzues për ne!

#ForcaeKosoves135