75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 21 Mars 2024 / MSH

Daut Haradinaj në të pame për “Raketën”, përshëndetet ngrohtësisht me babain e Hashim Thaçit

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë homazhe pranë varrit dhe familjes së bashkëluftëtarit të tij, Xhavit Ferizit, i njohur me nofkën “Raketa”.

Ferizi ndërroi jetë dy ditë më parë, raporton Indeksonline.

“Raketa” ishte edhe truprojë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Babai i këtij të fundit, Haxhi Thaçi, pati një përshëndetje të ngrohtë me Haradinajn, në të pamen për “Raketën”.

Kujtojmë se ish-presidenti Thaçi dërgoi kurora lulesh ditën e varrimit të “Raketës” me mbishkrimin “Nuk më prite edhe pak Raketë”./Indeksonline/