Daut Haradinaj nga Peja: Të gjithë të rreshtuar pro AAK-së për fitoren e Forcës së Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherit ish-shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Daut Haradinaj, sonte ka vizituar Jabllanicën e Madhe dhe të Vogël, në komunën e Pejës.
Haradinaj është shprehur se ndjehet i kënaqur që në takime të ndaras të takojë qytetarë të shumtë të këtij vendi.
“Kjo trevë ka rezistuar plot një shekull dhe ishte strehë e UÇK-së që nga themelimi i saj e deri në fitoren e madhe të majit 1999”, u shpreh Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Haradinaj në fund ka shkruar se të gjithë janë të rreshtuar pro AAK-së për fitoren e Forcës së Kosovës më 14 shkurt!
Përmendim se në këto zgjedhje të parakohshme, AAK-ja garon me numër 135.
Postimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë që në takime të ndara të takoj qytetarë të shumtë të Jabllanicës së Madhe dhe të Vogël.
Kjo trevë ka rezistuar plot një shekull dhe ishte strehë e UÇK-së që nga themelimi i saj e deri në fitoren e madhe të majit 1999.
Të gjithë të rreshtuar pro AAK-së për fitoren e Forcës së Kosovës më 14 shkurt!
#ForcaeKosoves135
