Daut Haradinaj pas vizitës së Thaçit : Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar

Gjatë ditës së sotme ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar për vizitë në Kosovë.
Ai ka vizituar babain e tij që gjendet i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Lidhur me vizitën e Thaçit në Kosovë ka reaguar edhe Daut Haradinaj. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka uruar që Thaçi herën tjetër kur të vie në Kosovë të qëndrojë përgjithmonë.
‘’Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar! Bashkë me të tjerët.Qëndroni krenarë dhe të fortë!’’, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/