75 Mall Live Search
11:40 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Daut Haradinaj: Përkrahja në Pejë për Arbër Grabovcin më e madhe çdo ditë

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nominimi i Arbër Grabovcit për kryetar të Pejës po gjënë përkrahje nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Nominimi i Arbër Grabovcit për kryetar, po gjen përkrahje nga të gjitha shtresat e shoqërisë pejane. Ashtu siç njihet si lulja e Dukagjinit, ashtu edhe pritet të ndodhë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Peja meriton më shumë investime.
“Resurset e shumta natyrore, sidomos turizmi malor, nuk do të mbesin vetëm premtime. Peja meriton më shumë investime dhe më shumë seriozitet në menaxhimin e saj. Kampionit të shumë kulturave sportive, do i kthehet nami i dikurshëm. Peja olimpike do të ndërtohet dhe përkrahet pa rezervë!”, shkroi ai.