13:26 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Për shkak të COVID-19, s’do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan.

Ai tha se të rënët do të kujtohen dhe nderohen nga shtëpitë, me respekt e krenari, transmeton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia që nuk harrohet kurrë.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Duke parë gjendjen në të cilen po kalojmë për shkak të COVID-19, duhet të ju njoftojmë që nuk do të ketë manifestim për Epopenë e Dukagjinit në Gllogjan. Do i kujtojmë dhe nderojmë nga shtepitë tona, me respekt e krenari.

Gazmendit, Himës dhe Agronit, të rënëve të parë të kësaj beteje të lavdishme, nderime dhe LAVDI.

Dëshmorët janë shtylla e shtetit dhe historia që nuk harrohet kurrë.

DH