Daut Haradinaj për Ukë Blakajn: Fitorja e tij nesër do të ishte një nder për Kuvendin e Kosovës

Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka mbyllur ditën me mikun e tij Ukë Blakajn, i cili po ashtu është pjesë e garës për deputet si përfaqësues i diasporës.
Haradinaj ka thënë se nëse Blakaj fiton votat për deputet nesër, do të ishte nder për Kuvendin e Kosovës.
”Uka i AAK-së, me numër 37, ka arritur të mobilizojë mijëra vëllezër dhe motra në diasporë rreth Kosovës Fituese.Ai ka sjellë në Kosovë një kulturë të lartë politike dhe fitorja e tij nesër do të ishte një nder për Kuvendin e Kosovës.” ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë: