75 Mall Live Search
11:26 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Daut Haradinaj përkujton masakrën e Reçakut: Herët a vonë drejtësia do të triumfojë

Ish-shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka përkujtuar masakrën e Reçakut në 22-vjetorin e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se edhe pas 22 vjetësh, pesha e dhimbjes krenare është në mesin tonë.

Postimi i plotë:

Edhe pas 22 vjetësh, pesha e dhimbjes krenare është në mesin tonë!

Reçaku dhe shumë vende të tjera nëpër Kosovë, u goditën nga barbaria serbo-jugosllave, por bota demokratike më në fund e kuptoi të vërtetën dhe ndërhyri mbi ushtrinë famëkeqe.

Sot e përgjithmonë do të ndihem krenar me UÇK-në dhe me NATO-n, në krye me SHBA-në!

Drejtësia do të triumfojë herët a vonë!

Lavdi!