Daut Haradinaj prezanton aderimin e ri, një psikologe i bashkohet ekipit të tij!

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka prezantuar aderimin e ri në AAK.
Ai ka treguar se një psikologe i është bashkuar rrugëtimit për kryeqytetin.
—
Në listën tonë për Prishtinën do të jetë edhe Pranvera Pehlivani Nitaj. Pranvera rrjedh nga një familje me tradita të vjetra qytetare, si dhe përfaqëson familjen Nitaj, një familje e njohur atdhetare, të cilët i qëndrojnë besnikë Aleancës ndër vite.
Pranvera me profesion është Magjistre e Psikologjisë, me një përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e edukimit. Është aktiviste e kahmotshme e Aleancës.
Në ekipin tonë për Prishtinën, vlerat dhe shumëllojshmëria e profesioneve, po e bëjnë ekipin tonë më seriozin për një Kryeqytet që duam.
#eparaPrishtina
#punamarë See Less