75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 26 Maj 2026 / Z S

Daut Haradinaj prezaton aderimin e ri në Aleancë

Që nga dita e sotme Aleancës i është bashkuar Driton Alaj. Kjo është bërë e ditur nga Daut Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas Haradinaj, Dritoni njihet gjerësisht në rajonin e Dukagjinit si djali i një familjeje që ndër vite ka dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Më tej Haradinaj thotë se familja e tij ka qenë mbështetëse e palëkundur e Rugovës dhe e vlerave që përfaqësonte ai.