75 Mall Live Search
14:36 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / OSH

Daut Haradinaj pritet në vizitë nga Erion Veliaj: Bashkëpunimi ynë duhet të jetë i përditshëm në interes të kryeqyteteve tona

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka vizituar sot Tiranën ku është pritur në një takim të ngrohtë nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi mes tyre është i vazhdueshëm dhe praktik në interes të dy Kryeqyteteve.

May be an image of 2 people, people standing and indoor

“Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara. Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar Daut Haradinaj.

May be an image of one or more people, people standing and indoor

Postimi i plotë: 

Takim vëllazëror me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.

Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara.

Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare.

E para Prishtina 🇽🇰

E para Tirana 🇦🇱

#punamarë