14:13 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Pusho në qetësi plak, s’e nuk e ke pas lehtë me ne

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj sapo i dha lamtumirën e fundit babait të tij të ndjerë, Hilmi Haradinaj.

Duke postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar edhe disa fjalë prekëse për të.

Daut Haradinaj ka shkruar se po e përcjellin me nderim shtetërore e kombëtare për tek djemtë e tij të rënë në luftë, transmeton Indeksonline.

“Plak, ashtu siç e deshe popullin dhe vendin tënd, me pietet po të përcjellin Ty sot, me nderime shtetërore e kombëtare, për tek djemtë, bashkudhëtarët dhe shokët tu. Rruga e mundimshme dhe me shumë sakrifica, sado të mëdha, kur bëhet për vend, është vlerë të cilën sot po ta çmon me plot respekt populli Yt Hilmi Haradinaj. Pusho në qetësi plak, se e di se nuk e ke pas lehtë me ne! Dauti”, ka shkruar ai./Indeksonline/