75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Qeveritë shkojnë e vijnë, por jeta e qytetareve është shumë me rëndësi

Kryesia e LDK-së vendosi mbrëmë për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës janë edhe vetë.

Grupi Parlamentar i LDK-së pritet të mblidhet sot në ora 13:00 që të planifikojnë kur do të kërkojnë 40 votat e opozitës për të zhvilluar seancën e mocionit.

Lidhur me këtë Indeksonline ka kontaktuar shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i cili tha se AAK do të votojë pro rrëzimit të  Qeverisë Kurti.

“Opozita gjithmonë voton pro rrëzimit të qeverisë”, tha Haradinaj ku shtoi se personalisht me keqardhje e thotë se ky veçse është akt i kryer.

“Është akt i kryer dhe s’ka opsion B, votëbesimi është në kohën më të keqe për Kosovën dhe s’ja kemi dashtë këtë epilog. COVID-19 do të jetë prioritet mbi prioritetet e qytetarëve tanë. Qeveritë shkojnë e vinë, por jeta e qytetarëve është shumë me rëndësi”, tha ai.

Gjithashtu Daut Haradinaj tha se trajtimi që i është bërë opozitës në seancën e fundit s’ka lënë hapësirë për të përkrahur këtë Qeveri.

“Megjithatë kjo është loja e brendshme e koalicionit që është ndërtu me mosbesim dhe si e tillë përfundoj”, shtoi ai.

Pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Brendshme dhe Administratës Publike, LDK mbrëmë vendosi për mocion, por që Kurti tha se është ende për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me këtë parti./Indeksonline/