75 Mall Live Search
12:12 / E Shtunë, 17 Maj 2025 / FR

Daut Haradinaj: Sheshi i Deçanit me emrin e heroit Mentor Tolaj është nderim për të gjithë rezistencën

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përkujtuar heroin e kombit Mentor Tolaj.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj thekson se Mentor Tolaj ishte një nga zërat e parë që paralajmëroi se lufta me Serbinë ishte e pashmangshme, duke u bërë kështu një simbol i rezistencës dhe burim frymëzimi për rininë e Deçanit.

“Heroi Mentor Tolaj ishte nismëtari dhe paralajmëruesi kombëtar se lufta me Serbinë është e pashmangshme. Ai, bashkë me shokë, u kthye në simbol të rezistencës dhe motiv për rininë e flaktë deçanase. Mentori e lartësoi me gjak rrugën e nisur të brezave të kësaj familje”, ka shkruar Haradinaj.

Ai gjithashtu ka përkujtuar edhe rolin e vëllait të heroit, Agron Tolaj, i cili ka qenë në ballë të proceseve mobilizuese të kohës, duke u përballur me vite burgosjeje dhe tortura, si shumë veprimtarë të tjerë të rezistencës.

“Sot, me krenari, sheshi qendror i Deçanit mban emrin e heroit Mentor Tolaj”, ka përfunduar postimin Daut Haradinaj.

Emërtimi i këtij sheshi është një nderim për figurën e Mentor Tolajt dhe një kujtesë e përhershme për sakrificat e bëra për lirinë e Kosovës./IndeksOnline/