75 Mall Live Search
14:42 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Daut Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Hilmi Tolajt

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka shkuar sot për ngushëllime tek familja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Halim Tolaj.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Prilepi vendlindja e Tolajt, është një fshat që ka dhënë shumë burra në luftën e fundit.

“Sot ishim në familjen e nderuar Tolaj për ngushëllime. Prilepi si fshat i traditës së madhe që dha shumë burra në luftën e fundit, në pritje dhe përcjellje të qindra qytetarëve për ngushëllim në respekt të Komandant Halimit. I përjetshëm kujtimi për Halimin. Respekt për këtë fshat të vlerave. DH”, ka shkruar Haradinaj./Indeksonline/