23:26 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Shteti nuk bëhet me fjalë, punëve të mira nuk u duhet reklamë

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj përmes një statusi ka thënë se Kosovën e presin punë e vendime të rëndësishme.

Haradinaj ka shkruar se qeveria Kurti do ta heq taksën dhe se do ta kthejë Kosovën në treg të lirë për Serbinë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt:

Kosovën e presin punë të rëndësishme e vendime të mëdha.

Shteti nuk bëhet me fjalë por me përkushtim, popullizmi i tepruar lehtësisht kthehet në zhgënjim për qytetarë.

Të gjithë nesër do ballafaqohemi me problemet e njejta.

Punëve të mira nuk u duhet reklamë.

Kjo qeveri që e largoi Autostradën e Dukagjinit,
kjo qeveri që do e heqë taksën dhe do e kthejë Kosovën në treg të lirë për Serbinë, e për shumë gjëra tjera, do ta ketë një opozitë shumë të fortë.

E mos te flasim për dialogun me Serbinë, që dyshoj shumë se do ju nënshtrohen lehtë, të pregatiten për kundërshtim.

Nga sot jemi të përkushtuar që t’i përfaqësojmë qytetarët që na besuan dhe gjithë atyre që mendojnë në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosoves së 17 shkurtit 2008.

Krenar me gjithë ata që bashkërrugëtuam për këto vite, ashtu sikurse do jemi krenarë për rrugëtimin që do e kemi.

Ju priftë e mbara!