Daut Haradinaj: Srebrenica është fytyra e vërtetë e Serbisë millosheviqjane!

Ish-deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.
Duke e quajtur regjim tronditës, Haradinaj ka thënë se ky rast tregon fytyrën e vërtetë të Serbisë millosheviqjane.
Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:
Srebrenica është fytyra e vërtetë e Serbisë millosheviqjane!
27 vite më parë, ky regjim tronditi gjithë botën, duke vrarë mbi 8 mijë civilë. Masakra e Srebrenicës, nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri.
Asnjëherë nuk do të duhet të heqim dorë nga dënimi i autorëve të këtyre masakrave!