75 Mall Live Search
20:20 / E Premte, 03 Tetor 2025 / F.R

Daut Haradinaj: Strellci i Epërm dhe i Ulët vulosën fitoren e pakontestuar të Bashkim Ramosajt

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pas takimit me banorët e Strellcit të Epërm dhe të Ulët, ka vlerësuar mbështetjen e fuqishme për kandidatin e AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Strellci i Epërm ka dëshmuar ndër breza se është qendër e bashkimit e jo e përçarjes. Ky fshat i shumë vlerave ndër breza ishte nikoqiri i Bashkim Ramosajt me kolegë, ku një pritje madhështore mbizotëroi në këtë fshat. Strellci i bashkuar dëshmon fitoren e pakontestuar të AAK-së në këtë anë. Faleminderit Strellci i Epërm,” është shprehur Haradinaj.

Ai ka theksuar se edhe Strellci i Ulët u rreshtua fuqishëm në përkrahje të kryetarit Ramosaj, duke e bërë të qartë se fitorja e AAK-së në Deçan është e sigurt.