75 Mall Live Search
17:07 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj takohet me ambasadorin italian, tregon dy temat e takimit

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka takuar sot ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlandin.

Në këtë takim është folur për situatën politike në Kosovë, por edhe për fenomenin e përhapjes së koronavirusit.

“Sot zhvillova një takim me ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlandi.
Krahas shqetësimit të madh lidhur me koronavirusin, që fatkeqësisht po përhapet çdo ditë e më shumë, diskutuam edhe për situatën politike në Kosovë” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/