Daut Haradinaj takohet me legjendën e Real Madridit
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj është takuar me legjendën e futbollit kroat, Davor Suker.
Haradinaj i ka dhuruar 51 vjeçarit fanellën e re të Kosovës me slloganin e fushatës, “100% shtet”.

Suker qëndroi në Prishtinë pasi ishte pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ndërkombëtare, “Fadil Vokrri i Artë”.
Davor ka qenë pjesë e disa skuadrave të famshme evropiane si Real Madrid, Arsenal, Sevilla etj. /IndeksOnline/
