75 Mall Live Search
22:23 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Daut Haradinaj: Thaçi e Veseli kanë me kry këtë obligim dhe do të kthehen dy herë më t’fortë se që kanë qenë

Daut Haradinaj e ka komentuar për TV Dukagjinin shkuarjen e Thaçit e Veselit sot në Hagë.

 Shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka thënë se ata do të kryejn këtë obligim dhe do të kthehen dy herë më të fuqishëm se që kanë qenë.

 Haradinaj ka thënë poashtu se mbrëmë e ka takuar Rexhep Selimin për të cilin ka thënë se ka më shumë të përbashkëta se sa dallime. Haradinaj e ka quajtur mesazh të mirë për botën demokratike unifikimin e politikës, shoqërisë civile e mediave karshi situatës.

Ish luftëtari çlirimtar ka thënë se ata që i janë gëzuar ngjarjes së sotme e kanë gabim ngase janë rreshtuar në festën e Beogradit.