75 Mall Live Search
20:46 / E Diele, 30 Maj 2021 / AR

Daut Haradinaj thirrje deputetëve: Nxjerrni vendim për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Ish-deputeti, njëherësh kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj u ka bërë një thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u kërkoi atyre nxjerrjen e një vendimi për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë pandemisë, shkruan Indeksonline.

“Të nderuar ish-kolegë deputetë,

Ju bëj thirrje që të nxirrni një vendim për faljen e gjobave për të gjitha kategoritë biznesore që u gjobitën gjatë këtyre 15 muajve.

Përtej politikave ditore, merreni një vendim të drejtë dhe dëshmoni unitet në përkrahje të qytetarëve tanë“, shkroi Haradinaj./Indeksonline/