75 Mall Live Search
21:31 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / AR

Daut Haradinaj tregon nëse Albena Reshitaj është përjashtuar nga AAK

Albena Reshitaj nga AAK ishte e vetmja deputete e kësaj partie që mori pjesë në seancën për presidentin, ku votoi Vjosa Osmanin.

Se a është përjashtuar nga partia, ka treguar Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Haradinaj tha se qenë iniciator që deputetes Albena Reshitaj, t’i jepet hapësirë në AAK, duke e bërë kryetare të komisionit për shëndetësi, në mandatin e kaluar të Kuvendit.

Po ashtu ai tha se ende nuk ka ndonjë vendim të organeve të AAK-së për përjashtimin e saj, dhe se ajo ende është pjesë e partisë.

“Ende nuk ka një vendim të organave të AAK-së, se a do përjashtohet apo jo. Derisa nuk ka një masë të re ajo është pjesë e AAK-së. Mirëpo, ajo që po e ripërsëris është që zonja Reshitaj nuk ka bërë mirë që ka marrë pjesë në votimin e presidentit. Ne e kemi pasur kandidatin tonë për president dhe në saje të kësaj i kemi marrë ato vota që i kemi marrë.

Tjetra, kur Albena Reshitaj ka ardhur në AAK, unë kam qenë iniciatori që ajo të bëhet kryetare e komisionit për shëndetësi. Më është dashtë që të shkojë gati te secili deputet i Aleancës, për t’i bindur se zonja Reshitaj duhet ta marrë këtë pozitë, për shkak se është një prurje e re dhe si e tillë duhet dhënë hapësirë më e madhe”, tha Haradinaj në Rubikon./Indeksonline/