75 Mall Live Search
19:31 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Daut Haradinaj: Ushtria e Kosovës po e jetëson amanetin e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka konsideruar si ngjarjen më të mirë të kësaj legjislature votimin pro dërgimit të FSK-së jashtë vendit.

Ai ka thënë se për herë të parë FSK-ja do të jetë përkrah ushtrisë amerikane.

“Përherë të parë ushtria jonë do të jetë përkrah ushtrisë më të fortë në botë, ushtrisë amerikane. Kjo është meritë e shumë brezave që kanë sakrifiku për vend. Është meritë e Ibrahim Rugovës, meritë e Adem Jasharit, është meritë e të gjithë atyre që kanë kontriubu për me kirju një strukturë të sigurisë e cila do të jetë krah ushtrisë, e besoj që shumëshpejt edhe pjesë e NATO-s”, tha Haradinaj në Kuvend.

“E sot, me të drejtë mund ta ndjejmë veten krenarë që do ta jepim besimin edhe si subjekt politik si Aleancë, por jam i bindur edhe me angazhimin e oficerëve të lartë, oficerëve dhe nënoficerëve dhe ushtarëve. Pikërisht janë ata të cilët ditë e natë, borë e në shi i kryen detyrat e veta për me qenë një kuadër cilësor, që të jenë përkrah këtyre ushtrive”, thekosi tutje ai.

Haradinaj i përgëzoi të gjithë akterët që e kanë sjellë situatën deri këtu dhe i falënderoi të gjithë ata të cilët do ta japin besimin sot për këto marrëveshje.