Daut Haradinaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në kryeqytet: Folëm për familjen dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave kombëtare

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur vetë Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Një fillim i mbarë i ditës me vizitë në Bashkësinë Islame në Prishtinë, ku pata kënaqësinë të takoja kryetarin Hetem Sopjani, kryeimamin Burhan Hashani, zëvendëskryeimamin Idriz Xhigoli, sekretarin Behar Ternava dhe imamin e xhamisë së madhe, Bahri Sejdiu. Diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me vlerat e familjes, komunitetin dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave tona kombëtare. Respekt për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Daut Haradinaj.