19:51 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Daut Haradinaj viziton një familje që ia kujton luftën e UÇK-së

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj vikendin e ka kaluar më ndryshe. Ai sot ka vendosur të shkoi për një vizitë tek disa familje në Vranoc.

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, Haradinaj tregon se vizita tek këto familje ia kujton atij luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bashkë me deputetin janë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të tjerë të AAK-së.

Ky është postimi i tij:

Në familjet e mirënjohura të Vranocit.
Vizitë tek Baca Xhafë dhe në familjen e Hajdar Bajraktarit.
Baca Xhafë dhe familja e tij i dhanë bijtë ma të mirë në luftën e fundit e që ndjehem krenar që i njoha. Në familjen e tij isha gjatë luftës bashkë me shumë bashkëluftetarë të plagosur.
Hajdar Bajraktari një burrë i madh që ndër vite është pjesë aktive e përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi.
Ky fshat dhe Lugu i Baranit janë të njohur ndër breza për sakrificë dhe traditë të pastër Shqiptari.