Daut Haradinaj vlerëson punën e Ramosajt: Deçani sot ka pamje ndryshe, pamje që na bën krenarë të gjithëve

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në koktejin e organizuar për fundvit nga Komuna e Deçanit.
Daut Haradinaj ka thënë se Deçani sot ka një pamje ndryshe e që na bënë krenarë të gjithve.
“Kryetari Ramosaj dhe Nënkryetari Cacaj, bashkë me drejtorët dhe asambleistët e Deçanit, nën kryesimin e Hajdar Sutajt e permbyllën një vit tepër të suksesshëm. Deçani sot ka pamje ndryshe, pamje që na bën krenarë të gjithëve”, ka thënë Daut Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sonte në koktejin e fundvitit, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj na nderoi me ftesën dhe organizimin, ku morën pjesë qindra autoritete të kësaj zone.
Kryetari Ramosaj dhe Nënkryetari Cacaj, bashkë me drejtorët dhe asambleistët e Deçanit, nën kryesimin e Hajdar Sutajt e permbyllën një vit tepër të suksesshëm.
Deçani sot ka pamje ndryshe, pamje që na bën krenarë të gjithëve.
Urime 2024! 🥂