75 Mall Live Search
20:32 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / OSH

Daut Haradinaj fton FSK-në që të ndihmojë në Kroaci

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka ftuar FSK-në që të ndihmojë në Kroaci pas tërmetit që goditi këtë vend.

Ai në Facebook ka shkruar se një solidarizim i tillë do të nderonte popullin tonë.

“E ftoj Ministrin e Mbrojtjes që t’i ofrojë mbështetje popullit kroat me forcat tona emergjente që janë në kuadër të FSK-së”, ka shkruar ai.

“Një solidarizim i tillë do e nderonte popullin tonë”, shtoi ai.